Strategjia e Zhvillimit për Veriun e Kosovës 2015-2020

Strategjia e Zhvillimit për Veriun e Kosovës 2015-2020

Strategjia e Zhvillimit për Veriun e Kosovës 2015-2020

tetor 2017 | Printim |

Nëpërmjet mbështetjes së llojit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Zyra Kosovare e Qendrës Rajonale të Mjedisit (”QRM") për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Instituti RIINVEST kanë zhvilluar dhe zbatuar një projekt të titulluar "Zhvillimi i Veriut - Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Zhvillimit të Kapaciteteve në Veriun e Kosovës përmes Ofrimit të Nën-granteve për Bizneset, Përmirësimit të Lidhjeve të tyre dhe Promovimit të Prodhuesve Vendorë", i cili ka mbuluar katër komunat në veri të Kosovës: Zveçanin, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën, në Veri të Ibrit.

Objektivat kryesore të projektit ishin mbështetja e krijimit të vendeve për punësim, zhvillimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik, dhe rritjen e potencialit dhe aftësinë konkurruese të bizneseve dhe agjentëve të zhvillimit në Veri të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të perspektivës në të ardhmen, sigurinë e vendeve të punës dhe standardeve të jetesës së qytetarëve të kësaj zone.

Një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti ishte hartimi i një Strategjie të  Zhvillimit ("Raporti”), e cila duhej ndërtuar mbi angazhimin pjesëmarrës nga bizneset lokale dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Strategjia për Zhvillimin e Veriut të Kosovës 2015 - 2020 ka qenë rezultat i një studimi sistematik të ndërmarrë nga Instituti RIINVEST, i titulluar "Potencialet Ekonomike në Veri të Kosovës", i cili poashtu është financuar në kuadër të këtij projekti. Procesi i finalizimit të raportit gjithashtu ka përfshirë takime dhe trajnime të shumta me bizneset lokale dhe përfaqësues të qeverisë, bashkëpunim të ngushtë me AZHR Veri dhe një analizë tërësore të ndërmarrë nga partnerët e brendshëm dhe të jashtëm të QRM.

Ky dokument jep një pasqyrë të plotë të të gjitha aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të projektit për të falenderuar të gjithë kontribuesit e tij dhe për të paraqitur një perspektivë përfshirëse të potencialit dhe vizionit për rajonin ashtu si shihet dhe kërkohet nga të gjithë akterët e përfshirë.

 Strategjia e Zhvillimit fillon me një përmbledhje të gjetjeve nga raporti ”Potencialet Ekonomike në Veri të Kosovës”, i cili identifikon fushat kryesore të potencialit të zhvillimit të madh dhe barrierat përkatëse me të cilat ata ballafaqohen.

 Më pas, gjetjet e analizës SWOT, të ndërmarrë gjatë një sesioni të punëtorisë të mbajtur më 30 Prill 2015, në Mitrovicën Veriore, janë prezantuar dhe zgjeruar më tej nga hartuesit e këtij raporti. Ky seksion konsolidon gjetjet në një matricë TOWS për të fokusuar më tej këtë ushtrim.

Pjesëmarrësit e punëtorisë së lartpërmendur kanë krijuar një vizion të përgjithshëm nga rajoni, dhe mu këtë vizion specifik do të përpiqet të arrijë kjo Strategji e Zhvillimit, njëkohësisht duke eksploruar mundësitë dhe zgjidhjet për pengesat dhe sfidat që dalin përpara. Strategjia e përgjithshme e asaj se si të arrihet ky vizion do të prezantohet në Kapitullin 5,&

Numrat / Versione në gjuhë të tjera