Bjeshkët e Nemuna perla natyrore e Kosovës

Bjeshkët e Nemuna perla natyrore e Kosovës

Bjeshkët e Nemuna perla natyrore e Kosovës

tetor 2017 | Printim | Libër

Bjeshkët e Nemuna në kompleksin e Alpeve Lindore Shqiptare dhe Mali i Sharrit me shtrirjen
e tyre në territorin e Kosovës, e bëjnë Kosovën qendrën kryesore të biodiversitetit të Ballkanit
dhe një ndër 16 qendrat e diversitetit floristik të Evropës. Bjeshkët e Nemuna veçmas
kanë qenë fokus i interesimit për vlerat e larta gjeomorfologjike, hidrologjike, floristike,
faunistike, peizazhore, turistike etj.
Ka rreth 40 vjet prej se ka filluar të përmendet, të procedohet dhe diskutohet në qarqe
shkencore dhe ato vendimmarrëse ideja e shpalljes së Bjeshkëve të Nemuna Park Kombëtar.
Janë me dhjetëra studime shkencore e profesionale, qindra punime shkencore nga shkencëtarë
vendor dhe ndërkombëtar, dhjetëra punime diplomash e magjistraturash, disertacione
të botuara deri tani për Bjeshkët e Nemuna. Identifikimi i Bjeshkëve të Nemuna si rajone
IBA, IPA, PBA, propozimi për rezerva të biosferës, argumentojnë vlerën e madhe të biodiversitetit
që përmbajnë brenda vetit një ndër masivet më të rralla të Ballkanit dhe Evropës.
Meqë, ka mbi 10 vjet që merrem me problematikën e ruajtjes së natyrës së Kosovës, i kam
kaluar pothuajse të gjitha nëpër duar dhe studiuar me kujdes. Dhe të gjitha këto kanë pasur
vetëm një përfundim: zona meriton dhe plotëson të gjitha kriteret dhe duhet të shpallet
Park Kombëtar.
Për fat të keq, gjithçka ka ngelur në thënien tashmë të njohur “Parku i Bjeshkëve të Nemuna
është në procedurë e sipër”. Çdo procedurë, megjithatë, e ka një fillim e duhet ta ketë edhe
një fund. Me përjashtim të një dekade kur Kosova ballafaqohej me ekzistencën e popullit
të saj, vitet dhe dekadat tjera të humbura të këtij procesi janë të pajustifikueshme. Sidomos,
nuk mund të arsyetohet dekada e fundit, kur edhe janë duke ndodhur proceset më degraduese
në zonën e parkut.
Faji si gjithnjë mbetet jetim dhe topi hidhet nga njëra anë tek tjetra. Për çudi, të gjithë pajtohen
se zona duhet të shpallet park, por megjithatë kjo nga dikush po pengohet.
Ky publikim synon që të sjellë në një vend të gjitha argumentet që janë përdorur nga të
gjitha palët, për dhe kundër Park Kombëtar, qofshin të arsyeshme ose, jo dhe që këto të
trajtohen para tentimit final që të bëhet shpallja e zonës.
Ky publikim do t`ju shërbejë institucioneve vendimmarrëse për të parë të gjitha problemet
e grumbulluara deri tani, e që e kanë penguar procesin: që nga procesi i transparencës, pjesëmarrjes
së publikut në vendimmarrje, konfliktet e interesave, mungesën dhe dyfishimin e
kompetencave e deri te problemet pronësoro-juridike në zonë.
Në pyetjen e Pyetësorit se kush fiton më së shumti me shpalljen e Parkut Kombëtar 59.1 %
e respondetëve janë përgjigjur: Kosova. Pra, edhe vet ata e dinë se ajo që humb më së shumti
me mos-shpalljen e parkut kombëtar, është po ashtu Kosova. Shpresojmë, që kjo porosi të
arrijë deri në veshët dhe mendjet e atyre që duhet të marrin vendime me peshë kombëtare,
siç ësht

Numrat / Versione në gjuhë të tjera