
Origjina e fondeve
Sweden
Emri i klientit/dhuruesit
Swedish International Development Cooperation Agency (Sida)
Vlera e projektit në total
EUR 1,533,925
Date
Prill 2011 – Tetor 2014
Vendet përfituese
Kosovo*
Numri i stafit
20
Planet lokale për veprim në mjedis (PLVM-të) janë dokumente strategjike që bashkojnë interesat, vlerat dhe perspektivat e komunitetit, përcaktojnë prioritetet dhe identifikojnë veprimet mjedisore.
Projekti synonte:
- përmirësimin e praktikave të menaxhimit mjedisor në nivel kombëtar dhe nxitjen e proceseve vendore të planifikimit mjedisor në strukturat kombëtare në Kosovë*;
- përfshirjen e komunave përfituese në proceset zhvillimore kombëtare dhe ndërkombëtare;
- ofrimin e ndihmës në dialog për çështjet mjedisore në mes të komunave në Kosovë dhe me partnerët e mundshëm ndërkombëtarë;
- përfshirjen e burimeve financiare në dispozicion, qofshin lokale apo kombëtare; dhe
- ofrimin e ndihmës në planifikimin e investimeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të komuniteteve vendore.
Projekti përfshiu 10 komunitete lokale në 10 pilot-projekte në Kosovë*. Një total prej 1,500000 eurosh u sigurua për investime direkte dhe komunat morën udhëzime për zbatimin e projekteve prioritare të investimeve mjedisore në komunitetet e tyre. Rreth 150 ekspertë nga autoritetet lokale dhe kombëtare, shërbimet publike dhe institucionet e tjera morën pjesë në trajnime të synuara për zhvillimin e PLVM-ve në komunitetet e tyre dhe për financimin e projekteve të investimeve mjedisore.
Si rezultat i aktiviteteve të projektit:
- 10 PLMV u miratuan nga kuvendet komunale me pjesëmarrjen e komunitetit dhe akterëve kombëtarë;
- PLMV-të e miratuara iu prezantuan organizatave vendore dhe ndërkombëtare si dhe komunitetit të donatorëve që janë aktivë në Kosovë;
- u shkëmbyen përvojat dhe mësimet e nxjerra gjatë zhvillimit dhe zbatimit të PLMV-ve përmes takimeve, forumeve dhe vizitave studimore; dhe
- u kryen investimet kapitale në projekte të përzgjedhura mjedisore.
- Ngritje e kapaciteteve
- Planifikim i investimeve
- Iniciativa lokale
- Komunikim
- Organizim i trajnimeve dhe punëtorive