Ftese OSHC -ve për regjistrimin ne data baze

Mars 01, 2018

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Zyra në Kosovë, mbështetur nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), zbaton programin katër vjeçar për mbështetje të Shoqërisë Civile Mjedisore ne Republikë të Kosovës - „SpECIES“.

Projekti parasheh një gam të gjere të aktiviteteve që kane për synim mbështetjen dhe fuqizimin e OSHC-ve në Kosovë të cilat janë të mbledhura në tre komponentë: Komponenti I: Zhvillimi i kapaciteteve dhe partneriteti; Komponenti II: Shkëmbimi i përvojave dhe rrjetëzimi dhe Komponenti  III: Skema e përkrahjes përmes granteve.

Në kuadër të projektit, REC gjithashtu do të bëjë vlerësimin e sektorit të shoqërisë civile në fushën e mjedisit përmes data-bazës online të shoqërisë civile mjedisore. Rezultatet e dala nga ky vlerësim janë esenciale për të hartuar programet e aktiviteteve në kuadër të projektit.

Në anën tjetër, regjistrimi i OShC-së në data-bazën e dhënave online dhe plotësimi i pyetësorit është një hap i domosdoshëm për të gjitha OSHC-të që dëshirojnë të jene pjesë e programit SpECIES.

Në linkun e dhënë gjendet pyetësori për regjistrim dhe hulumtim mbi gjendjen e sektorit civil ne fushën e mjediset në Kosovë: http://www.species-rks.org/?lang=sr  

Ju mund të plotësoni pyetësorin online në linkun e dhënë. Kur plotësoni pyetësorin me sukses do të pranoni një e-mail me linkun për verifikim dhe aprovim. Duke klikuar mbi të, ju përfundoni procesin dhe njëkohësisht dërgoni kërkesën për aprovim te regjistrimit ne REC. Nëse keni ndonjë problem gjate plotësimit të pyetësorit, mund të na kontaktoni në; info@kos.rec.org

Ky hulumtim do të ketë dy rezultate praktike. Së pari, do të mundësojë që organizata juaj të përfshihet në bazën e re te organizatave që merren me mjedisin. Rëndësia e kësaj shërben si një burim informacioni për organizatat e shoqërisë civile, institucionet, bizneset, shkencëtarët, gazetar, individë të tjerë të interesuar, dhe shërben për kërkim të partnerëve të tjerë të mundshëm në planifikimet e juaja për bashkëpunim.
Së dyti, Pyetësori do të ndihmojë në përgatitjen dhe planifikimin e formave të tjera të mbështetjes përmes programit SpECIES.

Qëllimi ynë është që regjistrin e OSHC-ve, vazhdimisht të përmirësojmë dhe përditësojmë rregullisht dhe organizatat cilat nuk kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi por dëshirojnë të gjinden në versionin e regjistrit munden të bëjnë këtë duke plotësuar pyetësorin në çdo periudhë. Një proces i tillë do të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e versionit elektronik të regjistrit ku të dhënat do të jenë gjithmonë aktuale.

Rezultatet e pyetësorit tuaj të plotësuar nuk do të jenë të dukshëm për publikun, ato pikërisht do të shërbejnë për identifikimin e nevojave tuaja dhe hapave të ardhshëm për përgatitjen e trajnimeve në kuadër të programit SpECIES. Ato do të përdoren për të rritur dukshmërinë e përparimit të sektorit civil në fushën e  mjedisit gjatë periudhës vijuese.

: 1,944 views