Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), Zyra në Kosovë me mbështetje nga Qeveria së Suedisë, shpall këtë thirrje për aplikim të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për ndërmarrjen e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë Organizative (VQO) dhe mbështetje në hartimin e Planeve të Zhvillimit të Organizatës (PZHO).
Përmes skemës së mbështetjes për qëndrueshmërinë organizative, REC synon forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve (shkathtësive administrative, institucionale dhe teknike) të një numri të OSHC-ve në Kosovë me qëllim që të bëhen subjekte me qëndrueshmëri afatgjate financiare, njëkohësisht të aftësohen në ngritjen e problemeve dhe nevojave të komuniteteve. Mbështetja përfshin:
- Një proces të vetëvlerësimit (i asistuar);
- Asistencë në hartimin e planit zhvillimorë për organizatën; dhe
- Ti mundësoj OSHC-së të aplikojë për Grante Institucionale për zbatimin e pjesës/ve të aktiviteteve nga PZHO (për OSHC-të e përzgjedhura që zgjodhën ndërmarrjen e procesit të VQO).
Njoftim: Vlerësimi i Qëndrueshmërisë Organizative (VQO) është një proces i hartuar nga REC dhe i zhvilluar në formë të një doracaku/udhëzuesi i cili përfshin disa hapa (faza): para-vlerësimi organizativ, vetë-vlerësimi organizativ dhe përgatitja e planit të zhvillimit organizativ. Udhëzuesi (Doracaku) mund të gjendet në linkun e mëposhtëm: http://kosovo.rec.org/publication.php?id=27
Grupet e synuara: Organizata të shoqërisë civile më pak të zhvilluara dhe ato sapo të krijuara (OSHC) në Kosovë.
Synim kryesor i këtij aktiviteti janë organizatat të cilat merren me çështje mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm si dhe ato të cilat janë të gatshme të përfshijnë në planet e tyre të zhvillimit çështjet mjedisore.
REC do të lehtësojë dhe asistoj gjatë gjithë procesit duke caktuar një trajner për secilën organizatë të përzgjedhur për të mbështetur procesin e vlerësimit të qëndrueshmërisë.
Organizatat që me sukses hartojnë një Plan të Zhvillimit Organizativ afatgjatë, kualifikohen për aplikim për Grante Institucionale për zbatimin e pjesës/pjesëve të Planeve të Zhvillimit Organizativ, deri në shumën prej 5,000 Euro. Grantet Institucionale për Zbatimin e Planeve të Zhvillimit të Organizatave (PZHO) do të jenë objekt i vlerësimit nga Bordi i pavarur Kombëtar i Vlerësimit (BKV) i përbërë nga pesë anëtarë. Anëtarët e Bordit Kombëtar të Vlerësimit nuk janë pjesë e personelit të REC, ata janë persona me reputacion që punojnë për institucionet kombëtare, akademike dhe/ose organizatat/agjencitë ndërkombëtare.
Afati për aplikimin për ndërmarrjen e VQO-së
Skema e mbështetjes së qëndrueshmërisë organizative në Kosovë do të realizohet nga muaji Janar deri në Dhjetor të vitit 2018, sipas kalendarit në vijim:
- Thirrje për aplikim të OSHC-ve: e publikuar më 22 Nëntor 2017;
- Koha për parashtrimin e pyetjeve nga OSHC-të për sqarim: 29 Nëntor 2017 (REC do të formulojë dhe do t'i ndajë përgjigjet me të gjitha OSHC-të jo më vonë se 30 Nëntor 2017);
- Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për OSHC-të e interesuara: 15 Dhjetor 2017;
- Afati i fundit për vlerësimin e aplikacioneve: 17 Janar 2018;
- Trajnimi i OSHC-së mbi VQO (trajnim 1 ditor për 25 OSHC të zgjedhura që do të ndërmarrin procesin e VQO): 22 Janar 2018;
- Lehtësimi i procesit të vetëvlerësimit (faza e parë e procesit të VQO-së): 25 Janar - 15 Shkurt 2018;
- Afati i fundit për përfundimin e PZHO-ve: 20 Mars 2018;
- Thirrje për aplikim për Grante Institucionale (Zbatimi i PZHO-ve): 02 Prill 2018;
- Afati i fundit për dorëzimin e Aplikacioneve për Grante Institucionale për zbatimin e Planeve të Zhvillimit Organizativ në REC: 30 Prill 2018;
- Afati i fundit për Vlerësimin e Aplikacioneve për Grante Institucionale (Zbatimi i PZHO-ve): nga 5 deri më 15 Maj 2018;
- Takimi i përfituesve të granteve institucionale (zbatimi i PZHO): 25 Maj 2018
- Zbatimi i planeve zhvillimore, duke përfshirë monitorimin dhe auditimin: Qershor - Dhjetor 2018.
Për më shumë detaje rreth thirrjes, ju lutemi referohuni faqes së internetit të Zyrës së REC në Kosovë (www.kosovo.rec.org) dhe në uebfaqen: http://www.portalpune.com/ ose na kontaktoni ne info@kos.rec.org