REC Zyra ne Kosovë*

Kosovë

Zyra në Kosovë

Në Kosovë, REC është rregjistruar si entitet ligjor dhe ka zyrën e saj që prej vitit 2000. Si pjesë e rrjetit të zyrave lokale të REC në Evropën Jug-Lindore, REC Zyra në Ksovoë punon për të përmbushur misionin e REC përmes mbështetjes së OSHC-ve, të institucioneve mjedisore në nivel nacional dhe lokal, si dhe të aktorëve të ndryshëm që veprojnë në fushën e mjedisit. Gjithashtu, REC Zyra në Kosovë promovon pjesëmarrjen publike dhe shkëmbimin e informacionit.

 

Aktivitetet e shumëanshme të REC Zyrës në Kosovë mbulojnë të gjitha aspektet e mbështetjes teknike, përfshirë:

  • Nisma dhe Investime Mjedisore

  • Planifikim dhe Menaxhim Mjedisor

  • Edukim dhe Informacion Mjedisor

  • Legjislacion Mjedisor

  • Zhvillim i Kapaciteteve dhe Mbështetje Teknike

  • Pjesëmarrje e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore

  • Mbështetje për OJF-të

Ekspertiza
Nismat lokale • Biodiversiteti dhe zhvillimi rural • Mbështetje shoqërisë civile • Ndryshimet klimatike • Edukimi mjedisor • Informimi mjedisor • Vlerësimi mjedisor • Shëndeti dhe mjedisi • Zbatimi i Konventës Aarhus • Ligji, zbatimi dhe përputhshmëria e tij • Risitë dhe përmirësimi i teknologjisë

Shërbimet
Këshillim dhe konsulencë • Asistencë teknike për çështje të ndryshme mjedisore • Ngritje kapacitetesh dhe trajnime • Mbështetje financiare për infrastrukturë mjedisore • Informim dhe shkëmbim informacioni • Lehtësim dialogu dhe promovim

Produktet
Metodologji dhe manuale për sektorë të lidhur me mjedisin • Dokumenta dhe broshura për ngritje kapacitetesh • Botime për rritjen e njohurive mjedisore dhe edukimin mjedisor • Studime dhe Botime për kuadrin ligjor • Buletine dhe revista tematike • Broshura dhe fletëpalosje tematike • Adresarë institucionesh dhe faqe internet

Përfituesit

  • Pushteti Qendror - asistencë teknike dhe ngritje kapacitetesh për stafin e Ministrive dhe autoritetet kombëtare

  • Pushteti Rajonal - metodologji dhe teknika për ngritjen e kapaciteteve të reja dhe zbatimin e standardeve mjedisore rajonale

  • Pushtetin Lokal - mbështetje sektorale për Komunat – hartimin e planeve lokale – strategji – mbështetje teknike – trajnime – informim – shkëmbime – manuale dhe metodologji – investime

  • Universitetet dhe shkollat - trajnime – metodologji – teknika – më shumë se 3000 mësues dhe staf akademik të trajnuar

  • Organizata të Shoqërisë Civile - trajnime tematike – mbështetje teknike – fonde – shkëmbime dhe rrjetëzim – specializime

  • Ekspertët dhe publiku i gjerë - pothuajse të gjitha programet e REC i adresohet publikut të gjerë në disa dimensione, si informim, edukim, pjesëmarrje, etj.

Partnerët